Hoxha i LV-së përsëri i godet mësuesit: Mendësi që e degradon cilësinë e shkollave - NACIONALE

Hoxha i LV-së përsëri i godet mësuesit: Mendësi që e degradon cilësinë e shkollave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Vetëvendosjes, Elvis Hoxha, i ka vazhduar sulmet ndaj mësimdhënësve pavarësisht nga ndalja e grevës dhe vazhdimi i procesit mësimor.

Sipas Hoxhës, problemi është te kompensimi i orëve të humbura nga nxënësit dhe jo te mungesa e pagës për një muaj për mësuesit.

“Në mendësinë e shumë njerëzve, shkolla vijon të shihet si vend për punësimin e mësuesve, por jo si vendi i natyrshëm i për shkollimin e nxënësve.”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Shkrimi i tij:

Problemi i vërtetë është se si do ta gjejnë nxënësit një muaj mungesë shkollimi dhe jo mësuesit një muaj të pagës së tyre.

Në mendësinë e shumë njerëzve shkolla vijon të shihet si vend për punësimin e mësuesve, por jo si vendi i natyrshëm i për shkollimin e nxënësve.

Në këtë mendësi qëndron edhe shkaku i degradimit të cilësisë së shkollave tona, në të dy Republikat tona, madje edhe në pjesën shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme