Hoxha i VV-së bëri sulm ndaj Rrahman Jasharajt edhe përmes një rrene tjetër
Jo shumë minuta na ndajnë nga publikimi i asaj që Rrahman Jasharaj i tha Nacionales për akuzat e Elvis Hoxhës se ai ishte “anëtar i një partie serbe”. Por, Hoxha ka sulmuar z. Jasharaj edhe me një tjetër akuzë të ulët e të pambështetur në prova.
Anëtari i Vetëvendosjes nga Shqipëria ka rishpërndarë statusin e deputetit Adnan Rrustemi, në të cilin pretendohej se “kërkesat e sindikatave të datës 25 gusht, ua kanë shkruar PDK-ja me 15 prill.”
Rrustemi bazohej – siç mund ta shihni në fotografi – në një deklaratë të z. Blerand Stavileci dhënë më 15 prill e ku kërkonte 100 euro për “të gjithë punëtorët dhe të papunët deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të ri të pagave dhe Ligjit për Pagën Minimale”.

Por, është pikërisht data që i qet në rrenë Rrustemin e Hoxhën. Ishte pikërisht Qeveria Kurti ajo që më 12 prill kishte vendosur të ndante nga 100 euro për shumë kategori sociale, punëtorë të sektorit privat e publik.
Si duket, aktivistë të Vetëvendosjes nuk po mbajnë mend as vendimet e Qeverisë që po mbështesin.
