Haliti: Thellësia e argumentimit të Ramës është e pakrahasueshme me udhëheqësit tjetër shqiptarë
Analisti politik Afrim Haliti ka lavdëruar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë Parlamentare në Këshill të Evropës.
Ai ka thënë se thellësia e argumentimit të Edi Ramës është e pakrahasueshme me udhëheqësit tjetër shqiptar.
“Elokuenca e artikulimit dhe thellësia e argumentimit të Edi Ramës aktualisht është e pakrahasueshme me atë të secilit udhëheqës tjetër shqiptar, shumica prej të cilëve ose përdorin frekuencë të lartë zëri ose përpilojnë fjali pa përmbajtje e fare pa kuptim”, ka shkruar Haliti në profilin e tij në “Facebook”.