Haliti: Qeveria po manipulon, Kosova ishte për 4 vende më mirë në vitin 2020 se që është sot për sundim të ligjit - NACIONALE

Haliti: Qeveria po manipulon, Kosova ishte për 4 vende më mirë në vitin 2020 se që është sot për sundim të ligjit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të lavdërohet në lidhje me progresin e bërë në sundimin e ligjit, pas raportit të publikuar së fundi nga “World Justice Project”.

Sidoqoftë, analisti i politikës, Afrim Haliti, thotë se është shqetësuese mënyra se si Qeveria po manipulon me shifra.

Ai thotë se Kosova ishte për katër vende më mirë në vitin 2020 se që është në raportin e fundit.

“Mënyra se si kjo qeveri manipulon me shifra është shqetësuese. Sa i përket sundimit të ligjit, Kosova në fakt ishte për 4 vende më mirë në vitin 2020 se që është sot”, - ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se vartës të pushtetit u mburrën me raportin e fundit të “World Justice Project”.

Lajme të ngjashme