Haliti ironizon me Kurtin: Mos me kërku ti edhe NATO veç në gjumë rrinë
Analisti Afrim Haliti ka ironizuar me kërkesën e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka kërkuar hetim të plotë për rastin e hedhjes se raketave në Poloni.
Në profilin e tij në “Facebook”, Haliti ka shkruar me ironi, duke thënë se me këtë kërkesë ia ka nxjerr gjumin NATO-së.
“Albin Kurti paska kërku hetim të plotë të sulmit me raketa në Poloni! Ku mos me flejt pastaj rehat? Bravo bre Albin se tybe mos me kërku ti edhe NATO-ja veç n’gjumë rrin”, ka shkruar Haliti.