Haliti: Deputetët e VV-së po nënçmojnë mësimdhënësit e viteve 90-ta - NACIONALE

Haliti: Deputetët e VV-së po nënçmojnë mësimdhënësit e viteve 90-ta

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Opinionisti Afrim Haliti ka kritikuar deputetët e VV-së për sjelljen ndaj mësimdhënësve.

Ai ka bërë me dije se shumica e këtyre deputetëve po nëpërkëmbin dhe nënçmojnë mësimdhënësit e viteve 90-ta.

Në profilin e tij në “Facabook”, ai ka shkruar pjesa dërmuese e deputetëve të kësaj partie kanë qenë nxënës të këtyre mësimdhënësve.

Postimi i plotë i Halitit:

Përveç Avni Deharit, Drita Millakut, Enver Dugollit, Fatmir Humollit, Fatmire Kollçakut, Gani Krasniqit, Haxhi Avdylit, Hydajet Hysenit, Jahja Kokajt, Milazim Sailajt, të gjithë 47 deputetët tjerë të Vetëvendosjes, përfshi kryetarin e tyre Albin Kurtin, kush më shkurt e kush më gjatë kanë përjetuar mundësinë e të mësuarit të ofruar nga mësuesit pa asnjë kompenzim gjatë viteve më të errëta për popullin shqiptar në Kosovë.

Dhe janë mu këta nxënes që sot më së shumti nëpërkëmbin e nënçmojnë po këta mësues. E këta nxënes, shumë syresh me sukses akademik të dobët, nuk do ndalen me kaq.

A janë këto ditët e bardha që po e prisnin Kosovën?

Ata që kanë mendjen e shëndoshë e shohin të kundërten. Shëmtim.

Lajme të ngjashme