Halimi e LDK-së: Gratë kosovare nuk janë askund të sigurta
Zëdhënësja e LDK-së Sibel Halimi ka komentuar për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë para dyerve të gjinekologjisë. Halimi është shprehur se shteti nuk po iu ofron siguri grave kosovare.
“Ato nuk janë të sigurta në shtëpi, në punë, në rrugë - as në spital, ASKUND! Gruas i merret jeta - bashkë me fëmijën që do të vinte në jetë për pak javë - me breshëri plumbash, në oborrin e spitalit që s'është më as ai vend i sigurtë. Në ditët e ftohta - që u bënë edhe të errëta - të aktivizimit kundër dhunës ndaj grave, dhuna po ngre krye sërish”, ka shkruar ajo.
“Ligësia njerëzore sot mori edhe dy jetë, cili ndëshkim mund të shpaguajë një krim të tillë?! Dënim për monstrën; edukim të hershëm të djemve tanë për të parandaluar shumëfishimin e mendësisë së tij, për të mos na parë sytë tragjedi të tilla sërish”.
