Grupi "Asnjë cent më shumë" sot dorëzon padi kundër ZRrE-së - NACIONALE

Grupi "Asnjë cent më shumë" sot dorëzon padi kundër ZRrE-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Grupi qytetar “Asnjë Cent Më Shumë” ka njoftuar se të premten, në ora 11:00, do të dorëzojë zyrtarisht padi kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Kjo në lidhje me vendimin për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

“Padia do të dorëzohet në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Pallati i Drejtësisë. Pas dorëzimit të padisë, përfaqësues të grupit do të japin një deklaratë për media, ku do të shpjegohen bazat ligjore të padisë dhe pasojat që ky vendim i ZRRE-së po shkakton mbi mirëqenien e qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme