Gruaja me shami që magjeps me shpejtësi në Prishtinë: Njihuni me 9 herë kampionen në autosllallom - NACIONALE

Gruaja me shami që magjeps me shpejtësi në Prishtinë: Njihuni me 9 herë kampionen në autosllallom

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në një artikull të mëparshëm ju njoftuam me një automekanike nga Ferizaji, e cila ndreq kerre, por edhe paragjykime. Në këtë artikull, po ju njoftojmë me një grua tjetër. Kësaj here me një besimtare që garon me vetura të shpejta, e që ka fituar nëntë herë vendin e parë në autosllallom.

Ndonëse veturat funksionin kryesor e kanë transportin nga një vend në vendin tjetër, ngjashëm nuk i sheh çdokush. E sidomos pasionantët e garave me makina. Por edhe pasionantet gra, të cilat janë të pakta në Kosovë, mirëpo të cilat kanë triumfuar me vendet kryesore në kategoritë për të cilat kanë garuar.

Një ndër to është edhe Brunilda Gjura, 32 vjeçare nga Shqipëria, e cila që disa vite jeton në Kosovë. Ajo çdo makinë e sheh më një sy tjetër, me atë se “A do të bënte kjo makinë për garën time të radhës?”

Lajme të ngjashme