Gjoshi: Kurti është në kërkim të “Agim Veliut” për ta rrëzuar veten - NACIONALE

Gjoshi: Kurti është në kërkim të “Agim Veliut” për ta rrëzuar veten

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka thënë se mosprocedimi i pagave nga Qeveria për mësimdhënësit ka vetëm një shpjegim.

Gjoshi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kryeministri Kurti është në kërkim të “Agim Veliut” për ta rrëzuar veten.

Mosprocedimi i pagave për mësimdhënësit nga Qeveria, ka vetëm një shpjegim - Albin Kurti është në kërkim të "Agim Veliut", të rastit për ta rrëzuar veten, për të ikur nga përgjegjësia, për të ikur nga Qeveria”, ka shkruar ai.

Gjoshi tutje i është drejtuar kryeministrit se nuk ka me ikë.

Postimi i plotë i tij:

Mosprocedimi i pagave për mësimdhënësit nga Qeveria, ka vetëm një shpjegim - Albin Kurti është në kërkim të "Agim Veliut", të rastit për ta rrëzuar veten, për të ikur nga përgjegjësia, për të ikur nga Qeveria.
Jo kryeministër, nuk ka me ikë. Aty do të rrish derisa të gjithë do ta kuptojnë, i madh e i vogël, se ti je një i paaftë dhe që nuk ka gjë prej teje.

Lajme të ngjashme