Gjinovci për shkarkimin e rektorit të UP-së: Kapja vazhdon - NACIONALE

Gjinovci për shkarkimin e rektorit të UP-së: Kapja vazhdon

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtuesi i organizatës jo-qeveritare ORCA, e cila merret mbikëqyrjen, analizimin dhe reagimin ndaj proceseve akademike në arsimin e lartë në Kosovë, Rron Gjinofvi, ka kritikuar qeverinë e cila është dukë heshtur karshi përpjekjeve për shkarkimin e rektorit të UP-së.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gjinovci ka thënë se kapja është duke vazhduar pasi që Këshillit Drejtues të mbështetur nga heshtja e Qeverisë, është duke tentuar që të shkarkoj rektorin Naser Sahitin.

“Shkarkimi i rektorit me përbërjen aktuale të Këshillit Drejtues ku e ke plagjiatorin Selim Bezeraj dhe infamozin Rifat Krasniqi, ti edhe prej Harvardit me pru naj profesor s’ka çka bon, sepse këta njerëz, të mbështetun nga heshtja e Qeverisë i kanë mobilizu të gjitha grupet e tyne”, ka thënë ai.

Sipas Gjinovcit, as rektori i ri që do të vije nuk ka hapësirë që të udhëheq pasi që varët nga votat e Këshillit Drejtues, do të shkarkohët në momentin që nuk i dëgjon.

“Imagjinoni rektorin e ri kur vjen në pozitën e parardhësit të vet i cili u shkarku se nuk ka qenë i dëgjushëm për këto grupe, si ka me udhëheqë i varur nga votat e plagjiatorëve dhe grupeve kriminale të interesit në UP. Thjesht ka me dëgju ose ka me u shkarku. Kapja vazhdon”, tha Gjinovci.

Rektori i UP-së, Naser Sahiti, do të mbajë konference për medie sot në ora 14 00.

Shkarkimi i rektorit pritët të behet këtë të premte.

Lajme të ngjashme