Gjest i bukur: zjarrëfikësit ndihmojnë edhe qentë që u ngujuan nga vërshimet
Zjarrëfikësit tashmë janë shndërruar në ikona të qytetarëve, pasi po ndihmojnë qytetarët në këto ditë vështira nga vërshimet që erdhën pas të reshurave të mëdha të shiut. Ata kanë intervenuar në disa raste, duke tërhequr qytetarët e ngujuar nga vërshimet. Një nga këto raste ishte ajo në Klinë, ku u tërhoq një vajzë e vogël.
Përveç qytetarëve, zjarrëfikësit po i ndihmojnë edhe kafshët, të cilët po ashtu mbesin të ngujuar nga një fatkeqësi e tillë natyrore.

Disa foto të tilla tashmë janë bërë virale, duke u shpërndarë shumë, e ku shihen zjarrëfikës të ndryshëm që bartin qenë me duart e tyre. E disa të tjera i ka shpërndarë edhe portali lokal "Jepi zë".