Gjenden mbetje mortore në Podujevë, Haxhiu: Dyshohet të jetë nga lista e personave të zhdukur nga lufta - NACIONALE

Gjenden mbetje mortore në Podujevë, Haxhiu: Dyshohet të jetë nga lista e personave të zhdukur nga lufta

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka njoftuar se janë gjetur mbetje mortore në varrezat afër Tjegullores në Podujevë.

Ajo me një postim në “Facebook” tha se ato dyshohen të jenë të një individi nga lista e personave të zhdukur nga lufta.

Ajo njoftoi se gërmimet po vazhdojnë në kërkim të individëve të tjerë.

“Sot, në varrezat afër Tjegullores në Podujevë, ekipet mjeko ligjore nga IML, me mbështetje nga EULEX, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KQPZH, kanë arritur të lokalizojnë mbetjet mortore të një individi që dyshohet të jetë nga lista e personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit. Gërmimet janë duke vazhduar ende në kërkim edhe të individëve të tjerë.”, shkroi Haxhiu.

Lajme të ngjashme