Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë - NACIONALE

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

Tri prej tyre në rajonin e Prishtinës.

DHUNË NË FAMILJE

· Prishtinë / 20.04.2025 – 19:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare dhe disa personave tjerë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Podujevë / 21.04.2025 – 17:40. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka kanosur dhe ndaj viktimës femër kosovare ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

· Prishtinë / 21.04.2025 – 21:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit të palëve me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Ferizaj / 21.04.2025 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Pejë / 21.04.2025 – 07:30. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë / 21.04.2025 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Pas inicimit të rastit dhe intervistimit të palëve në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme