Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.
Njoftimi:
DHUNË NË FAMILJE
· Prishtinë / 16.04.2025 – 21:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Fushë Kosovë / 16.04.2025 – 00:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Fushë Kosovë / 17.04.2025 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Graçanicë / 17.04.2025 – 18:00. Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Ankuesi ka refuzuar trajtimin mjekësor, lidhur me rastin në konsultim me prokurorin është incuar rasti dhe pas intervistimit të palëve rasti shkon në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Klinë / 17.04.2025 – 21:20. Është raportuar se i dyshuari kosovar kishte kryer veprën e lartcekur ndaj ankuesit mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin është incuar rasti i cili i nënshtrohet porcedurave hetimore, derisa personi i dyshuar ndodhet në kërkim policor.
DHUNË NË FAMILJE
Malishevë / 17.04.2025 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se i kishte shkaktuar dhunë psikike dhe fizike viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.