Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve
Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.
Njoftimi:
DHUNË NË FAMILJE
· Prishtinë 06.09.2025-14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i kishte dërguar mesazhe ofenduese viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Prishtinë 05.09.2025-09:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është ofenduar dhe sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Podujevë 09.09.2025-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Nga i dyshuari është konfiskuar një kaçavidë dhe një thikë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Raport shtesë:
DHUNË NË FAMILJE& MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL APO POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËVE
Prizren 07.09.2025-21:20. Lidhur me rastin pas pranimit të informatave, është kontaktuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti ka dorëzuar: një pushkë ajrore, një pushkë gjuetie, dhe 28 fishekë. I dyshuari arrestohet dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Istog 09.09.2025 – 23:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur dy viktimat një femër dhe një mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar, të njëjtit i është bërë alkool testi dhe ka rezultuar se është nën ndikim të alkoolit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Malishevë 08.09.2025-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.