Gjakovë: Qeni i fqinjit i hyn në oborr dhe ia sulmon familjarët, qytetari e gjuan me pushkë - NACIONALE

Gjakovë: Qeni i fqinjit i hyn në oborr dhe ia sulmon familjarët, qytetari e gjuan me pushkë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një rast i çuditshëm është raportuar në fshatin Race të Gjakovës.

Atje një person ka raportuar për vrasjen e qenit. I dyshuari ka bërë të ditur se qeni i fqinjit i ka hyrë në oborr dhe ia ka sulmuar familjarët, e më pas ai e ka ngulfatur e më pas e ka gjuajtur me pushkë.

Njoftimi:

Fsh. Race, Gjakovë 18.03.2024-19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në oborrin e të dyshuarit mashkull kosovar kishte gjetur qenin e vrarë nga arma e zjarrit. I dyshuari ka njoftuar se qeni i ankuesit kishte hyrë në pronën e tij –në oborr duke ja sulmuar familjaret dhe ja kishte mbytur (ngulfatur) qenin e tij. I dyshuari me pas ka reaguar duke mare pushkën e tij te gjuetisë për të cilën posedon leje dhe e ka goditur me një fishekë në drejtim të qenit, duke eliminuar rrezikun. Si pasojë e kësaj, qeni ka mbetur i ngordhur. Arma dhe një gëzhojë janë sekuestruar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme