Gazetari jep ‘lajmin e mirë’ për Shqipërinë: Me këtë ritëm, anëtarësohet në BE pas 122 vitesh - NACIONALE

Gazetari jep ‘lajmin e mirë’ për Shqipërinë: Me këtë ritëm, anëtarësohet në BE pas 122 vitesh

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari gjerman, Michael Martens, ka bërë një seri postimesh në Twitter – por kësaj here duke e tallur në mënyrë kritike Bashkimin Evropian.

“Lajm i mirë për krejt mbështetësit e zgjerimit të BE-së! Lajm i mirë për Ukrainën, Serbinë, Shqipërinë dhe krejt vendet kandidate për pranim në Bashkimin Evropian! Nëse negociatat për pranim vazhdojnë me ritmin aktual, këto shtete do të futen në BE për më pak se 150 vjet!” – është shprehur z. Martens në profilin e tij në Twitter.

Ai ka vazhduar me postimet e tij, duke thënë se nëse vazhdon ky ritëm për Malin e Zi, ajo do të futet në BE për 112 vjet.

Talljet e tij ishin më të rënda edhe për Serbinë:

“Për Serbinë, mund të marrë më shumë kohë, pasi ky shtet i ka mbyllur vetëm dy kapituj. Ani çka? Një dekadë më shumë a më pak s’ka lidhje. Dinosaurët kanë jetuar në tokë për 170 milionë vjet. Çka janë 122 vjet krahasuar me këtë gjë?”

Lajme të ngjashme