Gashi: Shteti po ndjek vrasësin me statuse në rrjete sociale
Analisti Astrit Gashi ka kritikuar zyrtarët qeveritarë për sjelljet e tyre pas vrasjes së brendshme të një gruaje në QKUK.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se derisa vrasësi ndodhet në arrati, kryeministri po publikon statuse në profilin e tij në “Facebook”.
“Kryeministri i Kosovës sot publikoi statusin e dytë në Facebook, vrasësi mostër ende në arrati. Kështu është kur shteti ndjek monstrën me statuse në rrjete sociale!”, ka shkruar Gashi.