Fraza e ministrit “Oj Kosovë oj nëna ime”, nuk po u intereson mjekëve kosovarë, ata po ikin nga vendi - NACIONALE

Fraza e ministrit “Oj Kosovë oj nëna ime”, nuk po u intereson mjekëve kosovarë, ata po ikin nga vendi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Pa kushte të punës, me orare të tej zgjatura e me pagë jo dinjioze. Këto janë disa nga sfidat me të cilat përballen në çdo ditë mjekët e infermierët kosovarë.

Pikërisht, këto arsye po shtyjnë mjekët që çdo ditë e më shumë të largohen nga Kosova.

Të pakënaqur shumë mjekë po dalin edhe publikisht po e shprehin revoltën e tyre ndaj sistemit.

Së fundmi, oftalmologu i QKUK-së Florim Zejnullahu ka folur për trendin e ikjes së mjekëve nga Kosova.

Zejnullahu është shprehur se kauzat e rrejshme në vazhdimësi e lanë shëndetësinë dhe mjekët në udhëkryq të pashpresë.

“...plotë 23 vite, popullatën pa sigurime shëndetësore, sistemin publik shëndetësor të pariparueshëm në të gjitha aspektet… Mos pagesa e mjekut, sidomos kirurgët për punën që kryen por me disa paga të kalkuluara gabimisht, bënë që këta të fundit të punojnë me orare të zgjatura dhe me s’ter ngarkesë”, ka shkruar Zejnullahu.

Zejnullahu, thotë se me largimin nga vendi, mjekët po ia sigurojnë pagën vetës.

“Mjekët po ja sigurojnë ,, pagën” vetes “dhunshëm” për ta dhe për pacientët, për shtresen që paguan gjithçka dy herë. Deri kur dikujt nga ,, pushtetet e madhërishme” do i bjenë në mend të kthehet në realitet apo do vazhdojmë të “nënshtrohemi” ende “ne” ndaj atyre që karrigen e kanë para shtetit, shëndetit dhe mirëqenies qytetare”, shkruan ai.

E ai thotë se është momenti i fundit që legjistlativi t’i hapë sytë e të bëj ndryshime në vend.

“A ka ardhur koha për ndryshime, apo qëllimi është të japet me koncesion SHSKUK sikur aeroporti dhe distribucioni i KEK-ut. Të na shfrytëzojnë të tjerët në pafundësi siç bënë deri tash ilegalisht përmes “legjislacionit tonë në fuqi” dhe tash të legalizohen patronët real?!”

Në fund ai ka edhe një pyetje interesante.

“Të ikim apo të rrijm,…pyetje që secili ja bëjmë vetes tri herë në ditë?!”.

“Nuk na ka faj askush neve mjekëve dhe infermierve që jem kontribuesit dhe më meritorët në shëndetësinë kosovare që vazhdojmë të mbetemi të pa pozicionuar në kërkesa reale dhe legjitime. “Jem shëndërruar në rob të nënshtrimit modern pikë”.

E Kosovën po e lë edhe gastroenterologu Flamur Llabjani. Ai pritet të shkojë në Gjermani për të punuar si mjek.

Ai ka thënë se asnjëherë nuk e kishte menduar se do ta lë vendlindjen, por është detyruar për të siguruar vend pune.

“Duke u ballafaquar me gjendjen e shëndetësisë sonë, e cila çdo ditë e me shumë vetëm sa po “sëmuret” dhe ku një mjek specialist pas gjithë atyre viteve mundi dhe sakrifice, gjithmonë jashtë shtëpisë dhe larg familjarëve më të dashur, duhet të pres me vite të tëra për një vend pune dhe kushte të cilat lënë shumë për të dëshiruar. E kjo besoj që nuk është larg mendsh që shumica dëshirojnë të largohen”, thotë Llabjani./Nacionale.com/

Lajme të ngjashme