Foto-galeri: Dhimbje e lot në 25-vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe - NACIONALE

Foto-galeri: Dhimbje e lot në 25-vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Më shumë se 230 persona u vranë. Pak ditë pasi NATO kishte nisur bombardimet kundër caqeve serbe, aparati gjenocidal serb kishte nisur fushatë masakrash në Kosovë.

Njëra nga krimet më të mëdha që do të mbetej në histori, ishte masakra e kryer në fshatin e vogël të Rahovecit, Krushë të Madhe.

No description available.

E kur është shënuar 25-vjetori i masakrës, dhimbja e emocionet për familjarët, janë akoma të njëjta.

Gra të moshuara duke ledhatuar varret e familjarëve, fëmijë të vegjël duke nderuar paraardhësit e mirënjohje nga qytetarë e liderë institucionalë.

Fotoreporteri i Nacionales, Visar Kadrolli, ka qëndruar sot në Krushë të Madhe, dhe sjell një galeri fotografish nga kjo ngjarje.

No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.

Në akademinë përkujtimore që u mbajt për nder të këtij përvjetori mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

No description available.

E para e shtetit deklaroi se inaugurimi i muzeut njësojë sikurse liria, janë rezultat i sakrificës së popullit shqiptar.

“Ata nuk ja dolën në mision e shfarosjes së popullit shqiptarë. Duke kujtuar viktimat e mizoreve kujtojmë dinjitetin e tyre e sakrificën e tyre. Familjet kanë nevojë për liri, Kosova ka nevojë për drejtësi. Zërat e viktimave ende kumbojnë. Prej sot ky muze do të jetë në funksion të atyre për krimet që Serbia i kreu për qytetarët e Kosovës. Ky muze sikur se liria jonë janë rezultat i sakrificës sonë për liri dhe sakrificës së aleatëve tanë. Ky muze është historia jonë e dhimbshme por uroj që të mos jete historia e askujt. Asnjë here nuk ndalojmë së kërkuari që autoret të dalin para drejtësisë”, ka thënë ajo.

No description available.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smail Latifi, tha se inaugurimi i muzeut që dokumenton këtë ngjarje, është tregues i çmimit të Kosovës për liri. Tha se mbi 140 të vrarët e personat e zhdukur nga kjo masakër kanë pësuar vetëm për shkak të etnisë së tyre shqiptare.

“Ky muze do të trokas në ndërgjegjen tonë dhe të atyre që vijnë pas nesh, duke na treguar çmimin e lartë që kemi paguar për lirinë e tokës sonë. Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat më masive që u bë nga paramilitarët, policia dhe ushtria e shtetit terrorist të Serbisë. Për fare pak kohë, u dogjën 850 shtëpi, u shkatërrua baza materiale e shumë fshatarëve, u asgjësuan monumentet e trashëgimisë kulturore e historike dhe u rrënua gjithçka që lidhej me trashëgiminë tonë kombëtare”, tha Latifi.

Pjesëmarrës ishte edhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.

No description available.
No description available.

Lajme të ngjashme