Format e tregtimit në market
Investimi në tregun e kriptovalutave jo çdo herë ka qenë fitimprurës për të gjithë, madje në shumicën e rasteve njerëzit kanë përgjysmuar kapitalin e tyre ose e kanë humbur fare.
Kjo nga faktorë të ndryshëm, duke u nisur nga projektet e coinave jo seriozë, ekipi jo i njohur i cili ka qenë vetëm scam, apo në shumicën e rasteve të tjera nga vetë veprimet tona jo të matura konform situatës së marketit. Shtoja kësaj edhe pjesën psikologjike që është nga faktorët me rëndësi të madhe.
Mënyra e tregtimit tonë që na shtyn të bëjmë over trading, kjo jo pa arsye legjitime, por thjesht nga dëshira që të bëhemi të pasur në një kohë të shkurtër është pikërisht arsyeja pse e humbin kapitalin shpejt duke hyrë dhe duke dalë nga pozicionet tona.
Ndikohemi nga FOMO dhe FUD, pra nga frika që na ikin mundësitë, dhe nga frika apo paniku se marketi po bie dhe ne duhet të dalim nga pozicionet.
Pra, ne nuk mund të bëhemi të pasur brenda një nate, por më e udhës është që gradualisht ta rrisim kapitalin tonë.
Sot do të fokusohemi kryesisht te metodat e tregtimit që janë më të njohura si: Scalping, Day trading, Swing dhe HODL.