Prindi që thotë se djali iu sulmua nga nipi dhe vëllai i Halil Thaçit: E ka gjendjen e rëndë, e rrahën me stupc bejsbolli - NACIONALE

Prindi që thotë se djali iu sulmua nga nipi dhe vëllai i Halil Thaçit: E ka gjendjen e rëndë, e rrahën me stupc bejsbolli

2 javë më parë

nga NACIONALE

Më herët, në disa media është raportuar për një rast në Obiliq, ku dy persona kanë sulmuar me mjete të forta një person tjetër.

Nacionale ka biseduar me babain e viktimës së sulmuar në këtë rast, i cili thotë se sulmuesit ishin vëllai dhe nipi i kryetarit të Obiliqit, Halil Thaçi.

Për Nacionalen, Dali Berisha ka rrëfyer se dy djemtë, pra djali i tij dhe djali i vëllait të Halil Thaçit, kishin probleme ‘si fëmijë në shkollë para një viti’.

“Unë jam Dali Berisha, këta si fëmijë kanë pasë problem në shkollë para një viti e tash baba me gjithë djalë, mere me mend burri plak, me dalë 55 vjeçar…Djali jem ka pasë problem me djalin e Arben Thacit, me vëllain e Halil Thacit. I ka një vjet kjo punë”, ka rrëfyer Berisha për Nacionalen.

Ai ka thënë se ngjarja (të cilën disa media e kanë publikuar edhe me video), ka ndodhur në oborrin e miqve të djalit të tij.

“Tash me u cu vëllai i Halil Thaçit, me djalë, me m’i djalë djalit në pritë, plus te miqtë, se djali u njoftu me një vajzë, e ka shku në oborr të miqve aty. Në oborr të mikut domethënë” – rrëfen ai.

Ai ka thënë se ‘gjendja e djalit është mjaft e rëndë’ pasi ‘është sulmuar me mjete të forta si boks hekuri dhe shufër bejsbolli’.

“Po, djali është sulmuar me stupc bejsbolli dhe boks hekuri. Djali e ka gjendjen shumë të keqe është shumë i dëmtumë”, ka rrëfyer prindi.

Ai ka thënë se të hënën, do të shkojë para komunës së Obiliqit që të kërkojë dorëheqjen ‘e kryetarit Halil Thaçit’.

“Unë kismet prej të hanës kam me shku para komunës në Obiliq aty edhe ai le të jep dorëheqje menjëherë. Unë jam veteran i luftës” – rrëfen ai.

Për të gjitha këto, Gazeta Nacionale ka provuar të marrë edhe versionin e palëve të tjera, por edhe të institucioneve relevante si Policia e Kosovës, por posa të marrim përgjigje, ky artikull do të përditësohet.

Lajme të ngjashme