Festohet Kurban Bajrami - NACIONALE

Festohet Kurban Bajrami

3 vjet më parë

nga Gentiana Hasani

Me pjesëmarrjen e një numri të madh të besimtarëve myslimanë, në Xhaminë e Madhe në Prishtinë është bërë falja e Kurban Bajramit.

Me këtë rast, myftiu i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava, tha se kjo ditë është moment për t’i ndihmuar të varfërit, skamnorët dhe jetimët, pasi kjo do t’i afronte njerëzit pranë njëri-tjetrit.

“Islami gjithnjë ka urdhëdhuar: Për mbrojtjen e platit tokë dhe njerëzimit mbarë. Besimtarë të besimit islam, nga thellësia e zemrës, ju urojë Bajramin. Me fat ju qoftë festa e Kurban Bajramit”, ka thënë myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Tërnava u lut që në botë të përfundojnë luftrat.

“Të lutemi o Zot që të falësh mëshirë, rahmet mbi ne, besimtarët dhe njerëzimin mbarë”, ka thënë Tërnava.

Ai ka theksuar se në këtë ditë feste “kërkohet t’i harrojmë urrejtjet e mospajtimet, t’i bashkojmë zemrat tona dhe ta shtrijmë dorën e pajtimit”.

Festa e Kurban Bajramit karakterizohet me shkuarjen në haxh dhe therjen e kurbanit.

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, besimtarët myslimanë i kanë uruar edhe përfaqësues të institucioneve dhe partive politike.

Falja e Bajramit është bërë edhe në gjithë Kosovën.

Festa e Fitër dhe Kurban Bajramit përbëjnë dy nga festat më të rëndësishme për myslimanët.

Lajme të ngjashme