Ferizaj: Rrahje mes disa personave, njëri e nxjerr edhe armën – Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për një rrahje në Ferizaj.
Atje, një i dyshuar e ka ekspozuar edhe armën.
Njoftimi:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR/ PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM
Ferizaj 28.09.2025-22:06. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht tre viktimat meshkuj kosovarë. Gjatë përleshjes, njeri nga të dyshuarit ka ekspozuar edhe një armë zjarri duke u drejtuar viktimave. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Arma e zjarrit pistoletë me një karikator me katër fishekë dhe një leje per poligon janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt.