Ferizaj: Pronari i lokalit raporton se është kanosur nga një klient, u shkrep edhe arma
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast që ka ndodhur në ora katër të mëngjesit të së dielës në Ferizaj.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, pronari i lokalit ka denoncuar se një i dyshuar pasi është përplasur verbalisht me të, ka shtënë me armë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ka qenë në lokalin e tij, pas një mosmarrëveshje është kanosur verbalisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjatë incidentit ka shtënë një herë me revole duke e qëlluar murin e lokalit dhe më pas është larguar në drejtim pa njohur”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, lidhur me rastin janë duke u zhvilluar hetime intensive.