Era e rrëzon kulmin e objektit të komunës së re të Prishtinës: Dyshohet për të lënduar - NACIONALE

Era e rrëzon kulmin e objektit të komunës së re të Prishtinës: Dyshohet për të lënduar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ngjarje tragjike po dyshohet se ka ndodhur në komunën e Prishtinës.

Si pasojë e erërave të forta, kulmi i objektit të komunës së re të Prishtinës në lagjen ‘Arbëria’ është rrëzuar.

Sipas raportimeve të para nga vendi i ngjarjes, kulmi dyshohet se e ka zënë një person.

Sipas burimeve të Nacionales, kulmi e ka zënë një qytetare e cila është marrë për trajtim mjekësor nga ekipet mjekësore.

"Një vajzë e ka zënë kulmi, dhe është marrë nga ekipet emergjente për trajtim", ka thënë ky burim.

Se është dërguar në Emergjencë për trajtim, e ka konfirmuar edhe mjeku Naser Syla.

Për momentin, nuk dihet natyra e lëndimeve.

Qendra e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë e ka konfirmuar për Gazetën Shneta se nuk ka të vdekur nga rënia e kulmit të objektit të komunës së Prishtinës në lagjen Arbëria.

Drejtori i QMU-së Dr. Avdyl Pacolli ka dhënë detaje nga intervenimi i ekipit mjekësor të këtij institucioni në vendin e ngjarjes.

“Është një grua e lënduar. Ka pësuar politraumë dhe traumë të shumëfishtë në ekstremitete. Një plagë në kokë. Pacientja është stabilizuar në vendin e ngjarjes dhe me parametra stabil është dërguar në Emergjencën e QKUK-së”, ka bërë të ditur Avdyli.

Nacionale po pret përgjigje nga Policia e Kosovës dhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën ‘Nora e Hotit’ në Prishtinë, një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër, e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Agron Borovci.

No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.

Lajme të ngjashme