Emocionohet “profesori” i Kurtit: Albini një model, mësues, atdhetar, bashkëluftëtar etj.
Enis Sulstarova, studiues e akademik nga Shqipëria, e njëherit aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status, që duket të jetë një shenjë falënderimi për kryeministrin Albin Kurti.
E gjitha pasi, Kurti ia ndërpreu ligjeratën profesor Bekim Baliqit, për të thënë ca fjalë për z.Sulsatrovën, duke ngritur një dilemë interesante.
Në postimin e tij, Kurti shkroi fjalë të mëdha për Sulstarovën, duke theksuar se nuk e di nëse e ka më shumë mik apo profesor.
E Sulstatorva e ka shpërndarë postimin e z.Kurtit, duke i vënë një mbishkrim jashtëzakonisht emocionale, ku e quajti Kurtin mësues, atdhetar, udhëheqës e çka jo tjetër.
“Albini për mua ka qenë dhe është modeli i aktivistit politik, pra dhe mësues, atdhetar, udhëheqës dhe bashkëluftetar i çështjes shqiptare dhe sigurisht një mik.”, shkroi z.Sulstarova.
Ndërsa, Kurti tha se ua rekomandon ta dëgjojnë e lexojnë profesorin e sociologjisë, z.Enis Sulstarovën.
“I kërkoj falje Prof. Bekim Baliqit që ia ndërpreva fjalimin sot në Fakultetin Filozofik. Por, edhe unë isha brenda temës: promovimi i librit "Nacionalizmi" i Enis Sulstarovës, të cilin nuk e di se a e kam më shumë mik apo profesor, por sigurisht që të dyja këto. Studentëve e të pranishmëve të tjerë u thashë kushdo që don të merret me politikë, por edhe kushdo që nuk don të merret me politikë, për shkak të historisë apo për hir të ardhmërisë, duhet ta dëgjojë e lexojë profesorin e sociologjisë Enis Sulstarova.”, shkroi Kurti.
Ajo çfarë shihet nga postimet e qëndrimet publike, Kurti e Sulstarova gëzojnë një respekt reciprok.
Kërkim faljen e Kurtit më vonë e pranoi z.Baliqi, që është profesor i shkencës politike në Universtetin e Prishtinës.
