Emigroi 3 vite më parë, kosovari Jozef Berisha zgjidhet “muratori i vitit” në një rajon në Gjermani - NACIONALE

Emigroi 3 vite më parë, kosovari Jozef Berisha zgjidhet “muratori i vitit” në një rajon në Gjermani

6 ditë më parë

nga NACIONALE

Jozef Berisha, murator me prejardhje kosovare, është zgjedhur “Muratori më i mirë”. Siç shkruan gazeta “DHZ”, Jozefi ka një teknikë dhe performancë të shkëlqyeshme, e cila përgatitje e bindi edhe jurinë që ta votojë si më të mirin ndër muratorë.

Jozefi, që punon në kompaninë Sieber, ka një zotësi të mirë, teksa kontribuon me mjeshtërinë e tij për të ndërtuar një shtëpi familjare. Ndonëse ditë e ftohtë, meqenëse termometri shënon vetëm 10 gradë celsius, Jozefi nuk ndalon së punuar.

Afër pluhurit në ajër, qëndron edhe gëzimi, por edhe tensioni sepse Jozef Berisha është shapllur nga Qendra e Zanateve në Reutlingen si “Muratori më i mirë i vitit në regjion” – raporton gazetarja Isabelle Vees, transmeton Nacionale.

Ai e bindi jurinë me talentin e tij teknik dhe përformancën e shkëlqyeshme gjatë garës si murator.Hapi i radhës: javën e ardhshme muratori do të shkojë në qëndren stervitore në Sigmarinë, sepse këtu ka shansin të sfidohet kundër kundërshtarëve të tij në nivel shtetëror dhe të fitoj kampionatin kombëtar.”, tregon gazeta gjermane.

I lindur e rritur në Kosovë, 21-vjeçari emigroi vetëm tri vite më parë në Gjermani, duke vazhduar shkollimin e lartë në shtetin gjerman. Në intervisten për DHS, ai ka treguar çelësin e suksesit të tij, duke thënë se nuk ishte e lehtë gjithmonë.

Është gjithmonë e rëndesishme të shkoni në punë të motivuar dhe të jeni krenar me punën tuaj. Edhe kolegët e mirë bëjnë një ndryshim të madh” – rrëfen Jozefi, duke theksuar se ajo çfarë e emocionon në fund të ditës është të hedhja e shikimit drejt “asaj që ka krijuar me duart e tij.

Jozef Berisha preferon ta bëjë atë për të cilen mori edhe titullin: Murator. Ai dëshmon aftësitë e tij çdo ditë më shumë kënaqësi.Kështu edhe në ditët si sot: të ftohta dhe me shi.”, përfundon raportimin DHS.

Lajme të ngjashme