Edhe "profesori" i Albin Kurtit merret me analistin e "Perputhen", e quan të paditur
Enis Sulstarova, autor nga Shqipëria e aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, është marre me një temë që ka ngjallur debat në Shqipëri.
Më konkretisht, Sulstarova, të cilin kryeministri Albin Kurti e quajti edhe mik, edhe profesor të tij, ka komentuar deklaratën e Arjan Konomit, analist në emisioni e shoubizit “Perputhen”.
“Ty të shkon "Përputhen", të rri, si i thonë, qepur pas trupit. Prandaj, mos i ngatërro të gjithë vlonjatët me paditurinë tënde.”, theksoi z.Sulstarova.
Kujtojmë që z.Konomi, një gazetar veteran, dy ditë më parë tha se në Vlorë mendonin se në Jugosllavi nuk kishte shqiptar.
“Unë jam vlonjat. Ne në Vlorë nuk e dinim që në Kosovë kishte shqiptarë. Mendonim se ishin jugosllavë që flisnin shqip.”, theksoi z.Konomi.