E turpshme: Viktima e sulmit seksual në Pejë përdoret për poshtërimin e tifozëve të Man. United - NACIONALE

E turpshme: Viktima e sulmit seksual në Pejë përdoret për poshtërimin e tifozëve të Man. United

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në një platformë shumë të madhe online të satirës, po përqeshen tifozët e futbollit nga një ekip ndërkombëtar përmes tekstit të viktimës së sulmit seksual, znj. Mrika Nikqi.

Mrika e kishte lajmëruar sulmin ndaj saj duke ofruar edhe video-dëshmi përveç tekstit, gjë që bëri bujë të madhe në vendin tonë.

Për fat të mirë, i dyshuari për sulm ndaj saj tashmë është në paraburgim.

Sidoqoftë, mungesa e ndjeshmërisë është vërejtur te grupi Breaking Bad Kosova në të cilin është tallur një sportist ndërkombëtar me emrin Marcus Rashford - e me këtë edhe tifozët e Man. United - pas humbjes në një ndeshje të futbollit duke ia vënë tekstin e znj. Nikqi.

Lajme të ngjashme