E tmerrshme: Sinjali raporton se një 26-vjeçar e ka dhunuar një 9-vjeçare në Pejë - NACIONALE

E tmerrshme: Sinjali raporton se një 26-vjeçar e ka dhunuar një 9-vjeçare në Pejë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një rast i tmerrshëm dyshohet të ketë ndodhur në Pejë.

Ajo që u raportua nga Policia e Kosovës, tashmë kanë dalur detaje të reja.

Sinjali duke u thirrur në burimet e veta raporton se një 26-vjeçar e ka dhunuar një 9-vjeçare në Pejë.

Viktimë është një 9-vjeçare, e cila dyshohet se është dhunuar nga një person në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Pejë.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor.”

Lajme të ngjashme