E konfirmon drejtoresha e Arsimit: Të gjithë mësimdhënësit në Prizren po mbajnë grevë
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka thënë se të gjithë mësimdhënësit në këtë qytet, po mbajnë grevë.
Veselaj-Gutaj për Klan Kosova ka thënë se edhe drejtoria e Arsimit po e mbështet grevën e thirrur nga SBASHK-ut.
“Sot nuk është mbajtur mësimi. Të gjithë mësimdhënësit dhe të gjitha shkollat e kanë mbështetur grevën e thirrur nga sindikata e arsimit”, ka thënë ajo.
Mes tjerash, ajo ka bërë të ditur se përgatitjet për punë, veç se ishin bërë, por se po mbështetet greva.
“Realisht mësimdhënësit lajmërohen në punë nga data 15 gusht dhe kanë filluar t’i bëjnë përgatitjet për vitin e ri shkollor. Mirëpo ata e kanë të drejtën e tyre dhe në këtë rast e mbështesin grevën”.