E gjuajti me armë duke i shkaktuar lëndime: Policia arreston një të dyshuar në Prizren - NACIONALE

E gjuajti me armë duke i shkaktuar lëndime: Policia arreston një të dyshuar në Prizren

1 javë më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Prizren.

I njëjti dyshohet se ka gjuajtur me armë në drejtim të një personi, dhe dyshohet për vrasje në tentative.

Njoftimi:

VRASJE NË TENTATIVË

Prizren / 06.03.2025 - 01:47. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti për motive të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile. Njësitet policore te i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, 2 karikator, 7 fishekë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme