Dyshohet se ngacmoi seksualisht, IPK-ja arreston një zyrtar policor në Pejë
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar për një rast të ngacmimit seksual, ku dyshohet të jetë përfshirë një zyrtar policor në Pejë.
IPK-ja ka treguar se zyrtari policor është arrestuar.
Po ashtu, me vendim të prokurorit, këtij zyrtari policor i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar mbrëmë një zyrtar policor në Pejë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual.
Me vendim të prokurorit kompetent, zyrtarit të dyshuar i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Si pjesë e procedurave administrative për zyrtarin e dyshuar IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e tij” – thuhet, ndër të tjera, në vendimin e IPK-së.