Një grua raporton në Polici se është dhunuar në muajin shtator në një motel në Ferizaj
Policia e Kosovës ka raportuart se në shtator 2022 dyshohet se është dhunuar një femër në një motel në Ferizaj.
Siç thuhet në raportin e Policisë, akoma nuk raportohet për të arrestuar, ndërkohë që rasti është duke u hetuar.
“Ferizaj, 12/19.09.2022-15:45. Me datë 03.01.2023 viktima femër kosovare, dyshohet se në shtator të vitit 2022 është dhunuar seksualisht në një motel nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.
