Gjendet i vdekur një person në Podujevë, policia nis hetimet - NACIONALE

Gjendet i vdekur një person në Podujevë, policia nis hetimet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dje në Podujevë është raportuar se është gjetur një person i vdekur në një fabrikë.

Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërkohë që në vendin e ngjarjës kanë dalur edhe njsitë relevante.

Policia bënë të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Podujevë 03.01.2023-10:18. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në një fabrikë është një trup i pa jetë. Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Lajme të ngjashme