Dy të mitura shtatzënë pranohen në QKUK- klinika njofton policinë - NACIONALE

Dy të mitura shtatzënë pranohen në QKUK- klinika njofton policinë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në ora 6 të mëngjesit të sotëm në Klinikën e Gjinekologjisë së QKUK-së, me dhembje ishte pranuar një paciente e cila kishte qenë shtatzënë. Ekipi kujdestar i kësaj Klinike e kishte pranuar pacienten duke i vazhduar tutje procedurat për të kryer lindjen, shkruan Nacionale.

Por gjatë marrjes së të dhënave, mjekët e kësaj klinike vënë re se se kjo paciente kishte qenë nën moshën 18-vjecare.

Për momentin gjendja e saj është stabile sipas drejtuesve të Gjinekologjisë.

“Është pranu me disa dhimbje. Për momentin gjendjen e ka stabile. Ne i kemi njoftu organet kompetente për këtë rast”, thotë Jakup Ismaili, drejtor në Gjinekologjinë e QKUK-së.

Por të hënën në këtë Klinikë kishte shkuar për të lindur edhe një e mitur tjetër. Edhe ajo është pranuar në këtë Klnikë, ndërkohë që po monitorohet nga ana e ekipit mjekësor për procedura të mëtejme.

E në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK në vitin 2021 kanë kërkuar trajtim 80 nëna nën moshën 18 vjeçe.

Sipas drejtorit kësaj klinike, vajza më e re që ka lindur ka qenë 15 vjeçare.

Rastet e bashkëjetesave martesore të personave nën moshën 18-vjeç janë shtuar kohëve të fundit në Kosovë.

Sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF, një vajzë nën 15 vjet, është pesë herë më shumë në rrezik të vdesë gjatë shtatzënisë apo lindjes, se sa një grua në të 20-at. Kur një nënë është nën 18 vjet, shansi që foshnja e saj të vdesë gjatë vitit të parë është 60 për qind më e lartë sesa nëse foshnja lind nga një nënë mbi 19 vjeçe.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rezulton se një në pesë vajza të moshës 15-18 vjeçe, aktualisht janë të martuara.

Në nivel kombëtar, femra të moshës 15 vjeçe të martuara, sipas komuniteteve janë: 23.9 romë romë, 19.8 ashkali, 13.8 egjiptas dhe 6.4 shqiptarë. Prizreni dhe Ferizaj prijnë për nga komunat që janë shënuar raste më të shpeshta të martesave të hershme, kryesisht te komunitet rom, ashkali dhe egjiptian. /Nacionale.com/

Lajme të ngjashme