Dy të lënduar në një aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë
Sot në orët e hershme të mëngjesit, në Magjistralën Prishtinë- Pëjë, ka ndodhur një aksident ku kanë mbetur të lënduar dy persona.
Të lënduarit janë dërguar në QKUK për të marrë tretman mjekësor.
“Si pasoj e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia për Kontrollin e Autostradave”, thuhet në përgjigje, njofton Klankosova.tv.
Ndryshe, Një aksident ndërmjet dy veturave ka ndodhur sot, rreth orës 8:00 të mëngjesit. Aksidenti ka ndodhur në rrugën, Prishtinë-Gjilan, e të lënduar kanë mbetur pesë persona.
Lajmin për Nacionalen e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan.Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin." ka thënë Ahmeti
