Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, pesë persona të lënduar - NACIONALE

Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, pesë persona të lënduar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një aksident ndërmjet dy veturave ka ndodhur sot, rreth orës 8:00 të mëngjesit.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën, Prishtinë-Gjilan, e të lënduar kanë mbetur pesë persona.

Lajmin për Nacionalen e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në rajonin e Prishtinës

Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin." ka thënë Ahmeti

Kujtojmë se rruga Prishtinë-Gjilan, është ndër rrugët që sjellë aksidentet më të shpeshta.

Në anën tjetër, autostrada e cila ka vite që është premtuar, ende nuk dihet se kur do të përfundojë.

Lajme të ngjashme