Dy deçanas kapen në një lokal: Njëri goditet me mjet të mprehtë - NACIONALE

Dy deçanas kapen në një lokal: Njëri goditet me mjet të mprehtë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një përleshje ka ndodhur në Deçan mbrëmjen e kaluar.

Aty pas një zënke verbale janë kapur dy persona. Njëri është lënduar si pasojë e goditjes me mjet të mprehtë.

Njoftimi i Policisë:

Deçan 11.02.2024-22:00. Raportohet se në një lokal pas një zënke verbale në mes të viktimës mashkull kosovar dhe të dyshuarit mashkull kosovar, kishte ardhur deri te kacafytja në mes të tyre me ç’rast viktima ka pësuar lëndime dyshohet se nga një mjet i mprehtë. Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar.

Lajme të ngjashme