“Duhet të mbyllet”, “burg”, vërshohet me komente negative qendra ku u rrah gruaja e moshuar
Rasti i rrahjes së gruas së moshuar në qendrën për të moshuar në “Orenda”, ka shkaktuar një valë të madhe indinjate. Shumë reagime nga politikanë, analistë e qytetarë të ndryshëm kanë komentuar rastin.
E kur u bë publike emri i qendrës nga Nacionale, qytetarët e kanë vërshuar me komente negative në Facebook.
“Suksesi mi rreh tmoshumt a juve duhet me jau mshel at burg”, shkroi një komentues.
“Kjo qender duhet me mbyll shteti menje her aju vjen marre me rra nje plak menagjment per mose efikasit drejt ne burg infermjeret qe kan rrah duhet te denohen maksimalisht”, shkroi një tjetër komentues.
“Cili sukses, me i malltretu a ? Turp!”, komentoi një tjetër komentues.
“E pamë suksesin tuaj, të dështuar jeni”, shkroi një tjetër komentues.
Një video jashtëzakonisht shqetësuese është postuar më herët nga një qytetare me emrin Kaltrinë Zeneli, e cila është edhe aktore e njohur e Kosovës.
Në video shihet teksa maltretohet një zonjë në moshë nga disa vajza të reja, të cilat duket se janë infermiere.
Infermierja shihet derisa e godet disa herë në fytyrë pacienten, derisa ajo është e paaftë që ta mbrojë veten. Krejt këto sjellje të dhunshme i bën derisa qeshet me disa kolege (ose gra të njohura) të tjera, të cilat nuk duken në video.
Zeneli ka shkruar se mënyra se si keqtrajtohet zonja në moshë, tregon se një gjë e tillë është normale në këtë qendër kujdesi.
Ndërkohë, Nacionale e ka konfirmuar tashmë se dy infermiere deri tash janë arrestuar ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet.
Ky rast e ka tronditur opinionin publik, me reagime nga të gjitha anët. Edhe pronari i “Orendës” ka folur për Nacionale, duke thënë se janë të shqetësuar me këtë ndodhi.
Të gjitha ngjarjet dhe reagimet mund t’i përcillni duke klikuar KËTU.