Dr. Fitore Boshnjaku Halili: Doktoresha nga Kosova që prezantoi studimin klinik për skinboosterin “Codlagen” në European International Summit në Cannes - NACIONALE

Dr. Fitore Boshnjaku Halili: Doktoresha nga Kosova që prezantoi studimin klinik për skinboosterin “Codlagen” në European International Summit në Cannes

3 javë më parë

nga NACIONALE

Një emër i njohur i mjekësisë estetike kosovare po shkëlqen në skenën ndërkombëtare.

Dr. Fitore Boshnjaku Halili është përzgjedhur nga kompania italiane Promoitalia, në bashkëpunim me CFO pharma Kosova, për të udhëhequr një studim klinik ndërkombëtar mbi produktin më të ri inovativ të kujdesit për lëkurën – skinboosterin “Codlagen”.

Ky është një sukses i rëndësishëm jo vetëm për karrierën e saj, por edhe për mjekësinë estetike në Kosovë, që po fiton gjithnjë e më shumë besim dhe njohje në nivel evropian.

Nga Prishtina në Cannes

Rezultatet dhe koncepti i studimit klinik të “Codlagen” u prezantuan nga vetë Dr. Halili në “European International Summit” në Cannes, Francë, një prej ngjarjeve më prestigjioze të fushës së mjekësisë estetike.

Përballë dhjetëra mjekëve dhe ekspertëve të njohur nga mbarë bota, ajo ndau përvojën dhe qasjen shkencore të këtij projekti, duke përfaqësuar me dinjitet Kosovën në një arenë ku inovacioni dhe profesionalizmi ecin dorë për dore.

“Ky prezantim ishte një moment i veçantë për mua – jo vetëm profesionalisht, por edhe emocionalisht. Ishte ndjesi e jashtëzakonshme të përfaqësoja vendin tim në një skenë kaq të madhe me një rezultat mbresëlënës të nje studimi shumë mujor,” – tha Dr. Boshnjaku Halili pas prezantimit në Cannes.

“Codlagen” – një hap i ri në rigjenerimin e lëkurës

“Codlagen” është një skinbooster i avancuar që synon të përmirësojë elasticitetin, hidratimin dhe strukturën e lëkurës, duke nxitur rigjenerimin e saj në mënyrë natyrale.

Studimi klinik që u zhvillua në bashkëpunim me Promoitalia dhe CFO pharma Kosova do të siguron efektet dhe kualitetin e këtij produkti, i cili do të ofrojë standarde të reja shkencore në trajtimet estetike.

Krenari profesionale dhe inspirim për të rinjtë

Përzgjedhja e Dr. Fitore Boshnjaku Halili është dëshmi e përkushtimit, profesionalizmit dhe pasionit të saj shumëvjeçar për mjekësinë estetike.

“Besoj se çdo sukses fillon me punë të ndershme dhe dashuri për profesionin. Ky projekt është një shembull se me përkushtim, Kosova mund të jetë pjesë e kërkimeve dhe inovacioneve ndërkombëtare,” – shtoi ajo.

Ky është një tjetër kapitull i bukur në rrugëtimin e profesionistëve tanë që po e vendosin Kosovën në hartën e suksesit ndërkombëtar, duke dëshmuar se aftësia, dijenia dhe përkushtimi nuk njohin kufij.

Lajme të ngjashme