Dorëheqja e ministrit: Zbulohet se Rifat Latifi ‘qahej’ te Sadri Ramabaja
Vizitat e shumta jashtë vendit të ish-ministrit Rifat Latifi kanë qenë të ditura, por jo edhe bisedat e tij me Sadri Ramabajën e VV-së.
Ky i fundit, i cili njëherit nuk ka njohuri rreth shëndetësisë, në T7 ka zbuluar se kanë pasur biseda shoqërore, ku mes tjerash, Latifi i ka treguar për gjendjen në shëndetësi.
“Latifi më ka thënë shprehimisht në biseda shoqërorë: Kam pasur rregullisht raporte dezinformata për gjendjet në klinika dhe është detyruar të shkojë atje dhe të ndërhyjë dhe gjen barna të fshehura, gjen medikamente të skaduara që ishin nëpër ato podrume. Ai ka pa skandale të mjaftueshme, por vetëm pasi ka marrë sinjale prej qytetarëve, por jo prej drejtorëve”, tha Ramabaja.
Ai tutje shtoi se ka përshtypjen që Latifi nuk komunikoi si duhet me Komitetin e Shëndetësisë, që e konsideron arsye themelore pse nuk i shkoi ajo pozitë.
Ramabaja ka qenë edhe anëtar i VV-së, por kohëve të fundit, është paraqitur si analist nëpër studio televizive.
