Disa këshilla rreth tregtimit me kriptovaluta
Siç e dimë tashmë, tregtimi në cryptovaluta është një mundësi fitimi, por gjithashtu ka edhe rrezik të lartë për të humbur kapitalin. Sot do të ndajmë disa këshilla që duhet t’i kemi parasysh para se të futemi në tregun e cryptovalutave.
- Bëni kërkime - është e rëndësishme të bëjmë kërkime për një coin të caktuar, ngase jo çdo herë fama e një coini aludon në suksesin e tij. Kjo pasi në shumicën e rasteve një gjë e tillë bëhet nga influencerët. Ne duhet të bëjmë kërkimet tona rreth cryptovalutave në të cilat duam të investojmë, t’i shikojmë veçoritë e tyre, projektet e tyre, mënyra e funsksionimit, performanca në të kaluaren etj.
- Walleti - mund të jetë aplikacion softwerik dhe hardwerik që njihet ndryshe edhe si Cold wallet, të cilat janë më të sigurta. Për ata që përdorin aplikacionet softwerike është e rëndsishme të zgjedhin atë që është më e sigurtë dhe më e efikase. Të tilla prej tyre janë: Binance, Kucoin, Coinbase, Gemini.
- Filloje me pak kapital - nuk duhet ta vendosim të gjithë kapitalin tonë njëkohësisht në trade ngase rrezikojmë t’i humbim paratë, por që gradualisht me eksperiencën tonë ta rrisim edhe kapitalin.
- Diversiteti i aseteve - asnjëherë mos e vendosni të gjithë kapitalin tuaj në një aset të caktuar, shumëllojshmëria e aseteve e ul rrezikun për të humbur, ngase tregu i cryptovalutave shpesh di të jetë i paqëndrueshëm. Kështu që shpërndarja e kapitalit në asete të ndryshme do të ishte një veprim i mençur.
- Përdorni Stop Loss - para se të hyjmë në një tregtim të caktuar është e rëndsishme të dimë nivelet e arritjes së profitit dhe deri ku ne mund ta përballojmë rënien e çmimit të një aseti të caktuar. Kështu që Stop loss është një nga mundësitë më të mira që të mund t’i evitojmë humbjet e mëdha.
- Mbajeni kompjuterin të sigurt - gjithmonë mbajeni pajisjen tuaj të sigurt duke instaluar anti-virusa, dhe të keni kujdes në shkarkimin e aplikacioneve të ndryshme apo klikimet nëpër linqe, ngase mund të bijmë pre e ndonjë mashtrimi kibernetik dhe ta humbim kapitalin tonë. Më e mira e mundshme do të ishte të kemi një pajisje që e përdorim vetëm për tregtim.
- Qëndroni të informuar vazhdimisht për trendin e marketit dhe lajmet rreth tij. Kjo do t’ju ndihmojë shumë në marrjen e vendimeve tuaja rreth tregtimit. Bashkohuni në grupe të caktuara ku flitet dhe diskutohet rreth tregut por qëndroni larg manipulimeve dhe dezinformatave.