Dimri me mot të çuditshëm, pritet t’i rris çmimet e grurit edhe më shumë
Një kombinim i ngjarjeve të lidhura me motin duket se mund të shkaktojë ngrica të përnjëhershme që mund të lëndojnë kulturat e grurit, thonë ekspertët.
“Rreziqet po rriten në dimër për tregun e grurit,” – shkroi Shawn Hackett, në botimin e fundit të një raporti.
Me fjalë të tjera, bëhuni gati për rritje të çmimeve për drithëra.
Vitin e kaluar, ajo që i rriti çmimet jashtëzakonisht shumë ishte agresioni rus në Ukrainë. Ukraina është një prej eksportuesve më të mëdhenj të grurit në botë.
Sidoqoftë, kufizimet në furnizim nuk ishin aq të këqija sa mendohej më parë, dhe prandaj çmimet ranë sërish, transmeton Forbes.
Problemi më i madh në këtë pikë është mungesa e borës. Bora zakonisht formon një shtresë izoluese mbi farat e grurit, duke e mbrojtur nga i ftohti. E pa borën, gruri është e mundshme të dëmtohet kur ka ngrica të ashpra.
Eksperti Hackett pret që një ngricë dërmuese të ndodh në pjesën e dytë të muajit mars. Një ngjarje e tillë do të rriste me shumë gjasë çmimet e grurit, megjithëse jo ndoshta siç ishin në majin e vitit të kaluar për shkak të luftës në Ukrainë.
Parashikimi i saktë i motit është një gjë që mund të ndihmonte në këtë drejtim, por fatkeqësisht një gjë e tillë ende nuk mund të bëhet.
