Digjet një villë në Bogë, policia nis hetimet - NACIONALE

Digjet një villë në Bogë, policia nis hetimet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dje në Bogë është raportuar se është djegur një nga villat që janë aty.

Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, dyshohet se zjarri që është përfshirë villa është shkaktuar nga oxhaku.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njesitë relevante, ndonëse rasti po hetohet.

Fsh. Bogë, Pejë 05.01.2023 – 20:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ka qenë brenda në villën e viktimës mashkull kosovar, e ka ndezur kaminin dhe në ndërkohë ka vërejtur se jashtë është një tym. Ankuesi së bashku me personat që ishin në brenda kanë dalur jashtë dhe kanë vërejtur se villa është përfshirë nga zjarri i cili dyshohet se është shkaktuar nga oxhaku. Lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.

Lajme të ngjashme