Kelmendi për rastin në Pejë: 'Dajak verbal' në të gjitha anët - harrohet se sulmueset janë pjesë e jona, janë "ne"
Pas rastit të sotëm në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, ku një infermiere sulmoi fizikisht një të moshuar, gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar duke thënë se kur ndodhin incidente të tilla, të gjithë reagojnë përmes “dajakut verbal”, por shpesh harrohet sa njerëz në shoqërinë tonë kanë prirjen për të goditur të tjerët pa provokim.
Sipas tij, sulmi ndaj infermierëve bie në sy sepse është dokumentuar në kamera, por një rast si ky tregon që sulmueset e të moshuarës, duke qenë pjesë e jona, janë - ne