Devolli Group përfaqëson Kosovën në panairin ndërkombëtar ANUGA 2025 në Këln, Gjermani - NACIONALE

Devolli Group përfaqëson Kosovën në panairin ndërkombëtar ANUGA 2025 në Këln, Gjermani

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Nga data 04 – 08 tetor 2025, në qytetin Köln të Gjermanisë, zhvillohet panairi më i madh botëror i ushqimit dhe pijeve ANUGA 2025, ku Devolli Group është i pranishëm duke përfaqësuar Kosovën me brendet e saj më të fuqishme: Birra Peja, GO+ Energy Drink, Sola Juices, Holla Dairy, AquaVita dhe Tango.

Devolli Group merr pjesë në çdo edicion të Anuga-s me shtandin e vet të veçantë, duke qenë ndër kompanitë e para nga Kosova që ka ndërtuar një prezencë të qëndrueshme dhe profesionale në këtë panair prestigjioz.

Edhe këtë vit, pjesëmarrja jonë vjen me përkushtim të plotë për të promovuar produktet kosovare në mënyrën më dinjitoze dhe për të treguar potencialin e jashtëzakonshëm të industrisë sonë prodhuese.

Panairi ANUGA 2025 është një mundësi e rëndësishme për të zgjeruar bashkëpunimet ndërkombëtare dhe për të ndërtuar marrëveshje të reja tregtare. Përmes këtij prezantimi, Devolli Group vazhdon të forcojë rolin e vet si një nga grupet më të fuqishme dhe më inovative në rajon, duke promovuar me krenari markën Devolli Group në tregun global.

Ju mirëpresim në:

📍 HALL: 8.1 – STAND: A068

🇩🇪 Anuga, Köln, Gjermani

📅 04 – 08 tetor 2025

Devolli Group – Made in Kosovo. Trusted Worldwide.

*Artikull i sponsorizuar!

Lajme të ngjashme