Deputeti i VV-së: Greva e SBASHK’ut të ndërpritet, po pësojnë nxënësit - NACIONALE

Deputeti i VV-së: Greva e SBASHK’ut të ndërpritet, po pësojnë nxënësit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Ardian Gola ka theksuar se greva e mësimdhënësve duhet të ndërpritet.

“Nuk ka asnjë kuptim që në emër të ndonjë të drejte të cenohet një e drejtë fundamentale, si ajo e fëmijëve për shkollim”, ka deklaruar Gola.

E Sindikata e Bashkuar e Arsimit tashmë ka hyrë në javën e katërt të grevës. Kërkesa e vetme e tyre është ndarja e 100 eurove deri në miratimin e Ligjit për Paga.

Deputetët në Kuvendin e Kosovës sot po mbajnë seancë të rregullt plenare, ku po diskutohet ndër të tjerash edhe për grevat në Kosovë, posaçërisht atë të SBASHK-ut.

Lajme të ngjashme